Gjilan

Nënshtabi i LDK’së në Dheu i Bardhë: Kosova e ka shansin historik të kthehet në binarë të drejtë

 

Kosova e ka shansin historik të kthehet në binarë të drejtë në krye me kanditaten për kryeministre, Vjosa Osmani dhe ekipin e madh të LDK’së, është thënë në hapjen zyrtare të zyrës së nënshtabit Dheu i Bardhë, të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan.

Kryetari i Shtabit Zgjedhor të Degës, Arben Mehmeti, i ka përgëzuar strukturat e LDK’së për mobilizimin, duke thënë se nëndega e lagjes Dheu i Bardhë ka qenë frymëzuese për punë dhe aktivitete për nëndegët tjera.

Kurse, kryetari i nënshtabit të LDK’së në lagjen Dheu i Bardhë, Nevzad Rushiti, ka konfirmuar se strukturat e partisë atje po punojnë me unitet të plotë, për të mos e lënë asnjë aktivistë tek partitë rivale, duke ia dhënë mbështetjen e plotë kandidates për kryeministre, Vjosa Osmani dhe pesë kandidatëve për deputet nga ky qytet.

Fjalë përshëndetëse dhe inkurajuese për strukturat e LDK’së në Dheun e Bardhë patën edhe kandidatët për deputet, Lirije Kajtazi, Fatmir Rexhepi, Valentina Bunjaku Rexhepi dhe Imet Rrahmani.

Dega e LDK’së në Gjilan vazhdon me hapjen zyrtare të zyrave të nënshtaveve edhe në lagje e fshatra.

Gjilan,

10 shtator 2019

You Might Also Like