Gjilan

Hyseni: Lumi Stanishorka do të mbulohet e rruga do të zgjerohet

Alban Hyseni, kryetar i Gjilanit, ka theksuar se lumi Stanishorka në Gjilan do të mbulohet, kurse rruga që shpije nga Gjilani për në fshatin Malishevë do të zgjerohet.

I pari i Gjilanit, në profilin e tij në facebook ka shkruar se ndjehet shumë i lumtur që ka nënshkruar kontratën në vlerë prej 2.4 milionë euro për fillimin e punimeve në zgjerimin e rrugës “Hamdi Kurteshi” (rruga e Malishevës) dhe mbulimin e lumit Stanishorka.

“Si një nga projektet më të mëdha kapitale, ky projekt do të zgjerojë infrastrukturën e qytetit dhe do të përmirësojë dukshëm jetën e qytetarëve”, ka shkruar Alban Hyseni, kryetar i Gjilanit./kryelajmi.com/.

You Might Also Like