Gjilan

Togeri Ismet Hashani do të ngjitet Mont Everest

Toger Ismet Hashani nga Gjilani është i njohur për publikun e gjërë si zëdhënës i Policisë Rajonale në Gjilan bashkë me shtatë komuna nga Anamorava.

Përveç rutinës së vazhdueshme në shërbim të opinionit të gjërë për ngjarjet e rëndësishme që lidhen me aspektin e sigurisë në këtë rajon, toger Ismet Hashani është edhe personalitet i pasionuar nga turizimi e rekreacioni, si dhe sporti në përgjithësi, e veçmas futbollit, ndërsa hobi jetësor e ka ecjen dhe ngjitjen në lartësi.

Ai, së bashku me anëtarë tjerë nga “Kosovo Montain Club”, ka ‘pushtuar’ majat më të larta në vend e rajon, ndërsa së fundi është i njohur “misioni” i tij nga viti i kaluar – “pushtimi” i njërës nga majat me nam në botë, e që njihet edhe si vullkan aktiv – Ararat-i.

You Might Also Like