LAJME

Tre të vdekurit në aksident janë nga Poneshi, Lutfi Haziri ngushëllon familjen Shala

 

Gjilan, 16 nëntor 2018 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Shala nga Poneshi pasi tre anëtarë të tyre humbën jetën tragjikisht pas aksidentit të orëve të mbrëmjes në magjistralen Prishtinë-Gjilan.

 

“Me trishtim e mora lajmin nga mediat për humbjen e jetës së tre bashkëqytetarëve të mi nga Poneshi i Gjilanit në aksidentin që ndodhi në orët e mbrëmjes në magjistralen Prishtinë-Gjilan.

 

I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Shala për humbjen e më të dashurve të tyre. Zoti ua lehtësoftë dhembjen”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryetarit Haziri dërguar familjes Shala.

You Might Also Like