Futboll

Tri xhiro para fundit: Gjilani e Prishtina më afër Evropës, të tjerat i ndjekin pas

Gjilani, Prishtina, Dukagjini e Llapi me kërshëri të madhe i presin tri xhirot e fundit, duke shpresuar se do të mund të sigurojnë daljen në Evropë, gjegjësisht në Conference League.

Në pozitën më të mirë për t’ia arritur qëllimit është Gjilani, i cili pos që ka diferencën në pikë në raport me kundërshtarët ka edhe një mundësi tjetër, të dalë në Evropë nëpërmjet të fitimit të Kupës së Kosovës, garë në të cilën në finale që do të luajë kundër Prishtinës, e cila është e katërta. Po të mbetej gjendja në tabelë ashtu siç është tashti, Prishtina edhe nga pozita e katërt do të siguronte daljen në Evropë e punë më të vështirë kanë Dukagjini e Llapi, të cilët në ndeshjet në vijim nuk guxojnë të gabojnë dhe të cilët në masë varen edhe nga rezultatet e kundërshtarëve të tyre, shkruan kryelajmi.com

Gjilani në xhiron e radhës do të luaj derbin lokal ndaj Dritës, e cila pas rezultateve të fundit më nuk guxon të gabojë, ngase Ballkani tashti është barazuar me pikë. Kryendeshja Gjilani – Drita gjithmonë ka sjellë befasi, andaj as kësaj radhe nuk dihet se kush do të fitojë, aq më tepër që të dy ekipet kanë synimet e veta. Dy xhiro para fundit, Gjilani do të udhëtojë në Podujevë për t’u përballur me Llapin, i cili nëse del mirë në ndeshjen me Ballkanin do të ketë motiv shumë të madh, ndryshe gjasat për të dalë në Evropë do të zbehen plotësisht. Në xhiron e fundit Gjilani në shtëpi do të pres Ballkanin dhe kjo ndeshje mund të vendos shumëçka, natyrisht varësisht prej rezultateve që do të rrjedhin.

Prishtina në xhiron e radhës udhëton në Malishevë, ekip që nuk e ka të siguruar ekzistencën dhe që nuk guxon të gabojë. Në xhiron e parafundit Prishtinën e pret një detyrë më e lehtë, ngase do të përballet me Drenicës, që tash po luan vetëm për prestigj. Në ndeshjen e fundit, Prishtina do të jetë mysafire e Trepçës ’89, ekip që po lufton për ekzistencë.

Dukagjini në xhiron vijuese pritet të arkëtojë tre pikë dhe garën t’a bëjë edhe më interesantë ngase do të përballet me Drenicën, e cila tashmë edhe matematikisht ka rënë nga Superliga.  Dukagjini – Trepça pritet të jetë një ndeshje tejet interesante, ngase mitrovicasit me mish e shpirt po luftojnë për ekzistencë. Ferizaj – Dukagjini mund të jetë ndeshje përcaktuese për Evropë dhe mbijetesë.

Llapi që ka detyrë të vështirë për të dalë në Evropë me patjetër duhet të fitojë ndaj Ballkanit në Suharekë, gjë e cila do të jetë shumë e vështirë, ngase Ballkani nuk guxon më që të bëjë lëshime. Nga kjo ndeshje varet shumë se çfarë do të ndodh në ndeshjen e radhës Llapi – Gjilani, ngase humbja e Llapit nga Ballkani praktikisht e ka kuptimin përshëndetje me Evropën. Malisheva – Llapi mund të jetë ndeshje përcaktuese për Evropë dhe mbijetesë.

Ndeshjet e Gjilanit:

Gjilani – Drita

Llapi – Gjilani

Ndeshjet e Prishtinës:

Malisheva – Prishtina

Prishtina – Drenica

Trepça ’89 – Prishtina

Ndeshjet e Dukagjinit:

Drenica – Dukagjini

Dukagjini – Trepça ’89

Ferizaj – Dukagjini

Ndeshjet e Llapit:

Ballkani – Llapi

Llapi – Gjilani

Malisheva – Llapi

Tebela:

  1. Gjilani 51 pikë
  2. Prishtina 44 pikë
  3. Dukagjini 44 pikë
  4. Llapi 42 pikë

Kryelajmi.com

You Might Also Like