Gjilan

U mbajt ligjërata vetëdijsuese në temën “Ngacmimet kibernetike ndërmjet bashkëmoshatarëve në shkolla”

Fundjavën që e lamë pas, në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” u mbajt ligjërata vetëdijsuese në temën “Ngacmimet kibernetike ndërmjet bashkëmoshatareve në shkolla”, iniciativë kjo nga Drejtori Komunale e Arsimit (DKA) e Gjilanit. DKA për të sjellë këtë ligjëratë vetëdijsuese bashkëpunoi me Policinë e Komunitet dhe shkollat e mesme te Gjilanit. Në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti”  ligjërata u realizua nga Psikologia e shkollës, Saranda Kastrati-Kryeziu. Drejtori i Shkollës Bekim Mustafa, i ka përshëndetur të gjithë të pranishmit, kurse në këtë prezantim folës kanë qenë Psikologia e DKA-së Shqipe Kastrati-Haziri, Psikologia e Shkollës Saranda Kastrati-Kryeziu, Policia e Komunitetit  ku me një ligjëratë u paraqit oficerja e policisë Sadete Sadiku si dhe nxënësit gjimnazistë Lorik Kurteshi dhe Diart Lakna.

Lorik Kurteshi

You Might Also Like