Viti

U përkujtuan martirët dhe viktimat e masakrës serbe në xhaminë e Pozharanit

Me një tubim përkujtimor të organizuar sot në Pozharan, në 76 –vjetorin e mbytjës,  ëshë përkujtuar atdhetari dhe veprimtari i çështjes kombëtare Shaban Haliti-Pozharani, ish kryetar I komunës së Pozharanit  dhe të mbyturit  e tjerë të masakrës së Pozharanit që ndodhi me 7 Janar 1945 pra në ditën e “Bozhiqit” serb .

U përkujtuan me pietet edhe 37 viktimat tjera shqiptare nga ky fshat që u mbytën nga hordhitë qetnike serbe në burgun e Gjilanit, pas kësaj ngjarjeje tragjike e ku 23 nga këta pozharanas kurr nuk u kthyen nga ky burg te familjet e madje edhe pas ktyre viteve varret e tyre nuk dihën!!.

Fillimisht në varrezat e fshatit u bënë homazhe te varri I Shaban Halitit, ku u vunë kurora lulesh, për të vazhduar me një tubim edhe para pllakës përkujtimore të vendosur në vendin ku e kishte edhe Odën e ndejës veprimtari Shaban Haliti.

Në tubimin përkujtimor u tha se gjeneratat e reja asnjeherë dhe kurr nuk duhet harruar viktimat e kësaj tragjedie duke shtuar se kjo ngjarje e rëndë do ë mbahet mend ndër gjenerata, e do ë jenë pjesë e kujtesës sonë kombëtare. E me një fjalë rasti të mbajtur para pllakës përkujtimore të pranishmëve iu ka drejtur edhe  Avdyl Bajrami, kryetr I Shoqatës  së veteranëve të kuftës të UCK-së. Aziz Zuka

You Might Also Like