Libri

U promovua libri “Proton muzash” i autores Alisa Bekteshi

Në Teatrin e Qytetit në Gjilan këtë të premtë është promovuar libri “Proton muzash” i autores Alisa Bekteshi, libër për të cilin ka folur recensuesi Arbnor Sejdiu, i cili ndër të tjera ka theksuar se në librin më të ri të Alisës kemi një kemi siukurse te Lawrence një dashuri dhe një shpresë, por te Alisa, këto nuk i kemi vetëm me atë që ishte, këto i kemi edhe me atë që kemi filluar të dashurojmë dhe të jeetojmë me të. Në krahasim me librin e parë “Pëshpëritja botës ëndrrat” në këtë libër Alisa Bekteshi vjen si një shpërthim në bërtima, një përjetim nga bota e ëndrrave, shkruan kryelajmi.com.

“Ky libër qëndron kështu në trupërimin e tij të tanishëm, sepse është mbledhja e të gjithë urtdhënës që bredhja e Alisës në dashuri ka bërë. Një kërkim në dashurinë jo si diçka e papritur, si diçka që është aty, si diçka që një ditë do të ndodhë, por një zhytje, një besim i plotë, një premtim për të dashuruar shumë”, ka thënë Sejdiu, që ka shtuar se poetja Alisë,  duke parë në  dashuri diçka pak më ndryshe nga ajo që mund të kapet lehtë, në barrën e këtyre  moteve përgjigjet krejt thjeshtë.

Blereta Nuhiu, moderatore, ka theksuar se është shumë e lumtur se shoqja e saj Alisa po e jetëson një libër tjetër, suksese që duhet duartrokitur, ngase siç tha ajo me autoren ka rrugëtuar qysh se ishin të vogla, derisa Alisa Bekteshi, autore e librit, pasi ka falënderuar të pranishmit, ka theksuar ky është një libër i trajtuar me kujdes, është një përjetim i asaj që ka lexuar. Në këtë libër dhe këto poezi ka histori të ndryshme me kuptim të njëjtë, ku dashurisë nuk mund t’i bëhet ballë, luftën me të të tjerët, luftën me paragjykimet dhe moralitetin në shoqërinë tonë.

Libri “Foton muzash “ i autores Alisë Bekteshi përmbanë në vete dhjeta poezi, redakturën dhe lekturën e të cilave e ka bërë Qëndresa Latifi, recensionin Albnor Sejdiu, kopertinën Alban Kadriu dhe është shtypur nga Shtëpia Botuese Pika 5a në Gjilan./kryelajmi.com/.

You Might Also Like