Gjilan

U vendos gurthemeli i kujtimit për dëshmorët Shyqeri Ajvazi dhe Mehmetali Ajvazi

Sot në Livoq të Epërm u vendos gurthemeli i kujtimit për dëshmorët Shyqeri Ajvazi dhe Mehmetali Ajvazi, të cilët ranë heroikisht më 16 prill 1999, teksa shpëtonin të plagosurit, duke u përballur me forcat policore dhe paramilitare serbe pranë magjistrales Duhël – Suharekë.
Emrat e dy djemve të familjes Ajvazi janë jetësuar përjetësisht në këtë pllakë, njëjtë si në historinë e bijve më të mirë të Kosovës, që kanë sakrifikuar gjithçka për lirinë që kemi sot. Gjilani është përjetësisht krenarë me veprën e tyre.
Lavdi e përjetshme!

You Might Also Like