Te ndryshme

Ukë Blakaj: AAK me hapa të sigurt po forcohet çdo ditë e më shumë 

 

 

Kryetari i AAK-së për shtetin e Gjermanisë, Ukë Blakaj, pas aderimit në  AAK, të mbi 30 ish-ushtarëve të brigadës ‘Mërgimi’ në AAK, ka theksuar se ky subjekt çdo ditë e më shumë po e fiton besimin tek të gjitha shtresat e qytetarëve anembanë Kosovës e më gjerë. 

 

Blakaj ka theksuar se subjekti politik AAK, mbetet adresa e vetme e besuar nga  ushtarët e UÇK-së dhe qytetarve të saj, që na obligon që sëbashku ti mbrojmë vlerat e çmuara të UÇK-së e qytetarve t’ju krijojmë kushte e siguri më të mëdha.  

 

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, mbetet adresa e duhur për ushtarët e UÇK-së. Kjo u dëshmua edhe sot në qytetin e Istogut, ku i pranishëm ishte edhe kryetari  i AAK-së, Ramush Haradinaj, nënkryetari Ahmet Isufi dhe deputeti Bekë Berisha, ku në mënyrë solemne mbi 30 ish-ushtarë të brigadës “Mërgimi”, kanë aderuar në partinë më të besuar – AAK. 

Besimi i vazhdueshëm  i ish-ushëtarve të UÇK-së, na obligon që edhe më shumë që ti mbrojmë vlerat e luftës çlirimtare duke i nderuar dëshmorët e kombit tone, të cilët me gjakun e tyre duke rënë në altarin e lirisë, na mundësuan që ne sot të gëzojmë lirinë. 

Lavdi për jetë të gjithë dëshmorve të kombit!”, deklaroi Ukë Blakaj kryetarit të AAK-së për Gjermani. 

You Might Also Like