Tregti/Turizëm

“Vali RANCH Resort”  pjesëmarrës në Panairin Ndërkombëtarë “Prishtina 2024”

Resorti Ekskluziv “Vali RANCH Resort” nga Gjilani, i dëshmuar si një nga kompekset më të avancuara në fushën e rekreacionit dhe kulinarisë, si dhe mundësive të shumëta që ofron për qytetarët, në këtë panair ishte prezente me një mori prezantimesh atraktive e të veçanta.

Pronari Fehmi Fetahu kohë më parë pati premtuar befasi të reja në Resortin Vali RANCH. Ndër to ka qenë ekskluziviteti i Lokacionit të eventeve “Sun Garden!”.

Pikërisht ky kompleks ka qenë pjesë e prezantimit të në panairi, sikurse që drejtuesit e resortit kanë treguar edhe për gamën e gjërë të prezantimeve tjera të shërbimeve atraktive që “Vali RANCH Resort” ofron në vazhdimësi.

“Në Panair kemi prezantuar përmes katalogimit grafik e audiovizuel të gjitha sallat e eventeve, si Lokacionin e eventeve “Sun Garden!”, e cila po vlerësohet si salla më eksklusive në Ballkan, e nga më ekskluzivet në mbarë Europën, sikurse që kemi prezantuar edhe sallat tjera të jashtëzakonshme, si: “Quen Vali Pallace”; “Royal Hill Palace, etj”.

Sipas menaxhmentit, ekskluziviteti i prezantimeve të resortit më ekskluziv “Vali RANC Resort”, ka qenë gjithëpërfshirës, me pasqyrime të mëtejme, si pjesë e mundësive të shumëta e të panumërta që ofron ky resort.

“…Poashtu kemi prezantuar para mysafirëve në panair edhe kompleksin që përfshinë Ranch-in e Kuajve; Restauranin ditor, sikurse edhe ekskluzivitetin e fustanave të nusërisë “Sara Fashion”, me modelet më të fundit për nuse, e në të njejtën kohë kemi pasqyruar një mori mundësish tjera që ofron Resorti më ekskluzive “Vali RANCH Resort”, kanë shtuar pjesëtarë të stafit të Resortit, duke iu referuar prezantimeve në panair.

Sië bëhet e ditur më tej, nami që ka Vali Ranch Resort gjithandej, si në vendin tonë ashtu edhe në vendet tjera në rajon e më gjerë, ka bërë që interesimi të jetë jashtëzakonisht i madh nga ana e mysafirëve prezentë në panair.

Panairi i organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës, i cili do të jetë i hapur për tre ditë me radhë në “Prishtina Business Center” në Çagllavicë, vjen me një gamë të gjerë të ekspozuesve dhe pjesëmarrësve nga sektorë të ndryshëm të ekonomisë, si në industrinë e ndërtimit, inxhinierisë, energjisë, bujqësisë, ushqimit dhe gastronomisë.

Pjesëmarrës në panairin e këtij viti janë biznese dhe organizata nga Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Finlanda, Çekia, Gjermania, Zvicra, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Mali i Zi dhe biznese nga diaspora shqiptare.

You Might Also Like