Futboll

Vashat e SHMU “Selami Hallaqi” kampione të Kosovës në Futsall

Ekipi i vajzave i Shkollës së Mesme të Ultë “Selami Hallaqi” nga Gjilani janë shpallur kampione të Kosovës në Futsall, duke arritur një sukses të madh.

Pas kanë ngadhënjyer në nivel komunalë dhe atë regjional, vajzat nga kjo shkollë që udhëhiqen nga mësimdhënësit e tyre të Kulturës Fizike dhe Sportit, Afrim Mehmeti, Veton Xhemajli dhe Teuta Maliqi – Mehmeti ia kanë dalë të jenë më të mira se bashkëmoshataret e tyre nga shkollat e mesme të ulëta të Kosovës dhe në garat e zhvilluara në Podujevë pas një loje të përkryer ia kanë dalë që të shpallen kampione dhe me plotë meritë e kanë sjellë kupën e kampionit në Gjilan./kryelajmi.com/.

You Might Also Like