Futboll

Vazhdon agonia e Dritës

Drita nuk ka arritur më shumë se një barazim në ballafaqim me Trepcën ’89  në ndeshjen e luajtur në Gjilan.

 

Në pjesëlojën e parë futbollistët e Dritës kanë mbizotëruar në fushë dhe si rezultat i kësaj loje ata kanë shënuar në portën e mitrovicasve.

Pas një aksioni të ndërtuar mirë, Xh. Shabani me një veprim vetjak ka gjuajtur me këmbën e djathtë dhe ka qëlluar portën mysafire. E tërë kjo ka ndodhur në minutën 18.

Deri në fund të pjesës së parë, Drita ia ka dalë që të ruaj rezultatin dhe në pushim ka shkuar me një gol epërsi.

Në pjesëlojën e dytë, mysafirët kanë sulmuar më  me ngulm dhe në minutën 66, pas një gjuajtje nga largësia portieri i Dritës Bakaj ka dëbuar topin shkurtazi dhe në të ka ndërhyrë maqedonasi Velinov, i cili nga afërsia ka futur topin në portën e zbraztë.

You Might Also Like