Futboll

Fuad Karabegu në Vllazni të Pozharanit

Ndërrimi që është bërë këto ditë në krye të shtabit teknik të Vllaznisë së Pozharanit, dhe ardhja në krye të këtij shtabi e Besim Isufit, si duket ka bërë që skuadra pozharanase të vazhdojë  me pruerjet e reja në skuadër krahas atyre që erdhën deri më tash. Skuadra e Pozharanit nuk ka të ndalur.

Kështu, Vllaznia sot ka realizuar përforcimin e radhës. Ekipi nga Pozherani ka arritur marrëveshje me mesfushorin, Fuad Karabegu, kështu bëjnë të ditur zyrtarët e klubit pozharanas.

Karabegu do t’i mbrojë ngjyrat e klubit edicionin e ri. Ai bashkë me Erdin Hashanin, Alban Shillovën dhe prurjet tjera pritet të prezantohet te ekipi më i ri i Vala Superligës.

 

You Might Also Like