Gjilan

Vazhdon bashkëpunimi i shkëlqyer ndërmjet shoqatave nga Austria dhe Komunës së Gjilanit

Kemi pranuar një donacion të pajisjeve medicinale nga shoqata HIKöDe nga Austria, të cilat i janë dedikuar OJQ-së Handikos në Gjilan.

Procedurat e nevojshme administrative dhe profesionale të pranim-dorëzimit të donacionit, janë kryer përmes Zyrës së Kryetarit Alban Hyseni dhe Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

Ndër të tjera, donacioni përfshin karroca për invalidë, shtretër mekanikë, dyshekë për shtretër dhe karrika toaleti.

Falenderojmë shoqatën HIKöDe për mbështetjen dhe ndihmën e çmuar për qytetarët e komunës sonë.

You Might Also Like