Libri

TEORIA E KANCERIT SERB

TEORIA E KANCERIT SERB

Meti Rexhepi

kësaj teorie tejet egërshane

i Madhërishmi ende ia peshuaka mëdyshjet

pa peshore për t`i gjetur barin e shërimit

përmasës së tërbimit dhe të dehjeve

të dridhshme dhe me nota vajtimi lakoreve

por se si Dora e Madhërishme e Mbërthimit bëka sehir

duke mos ia parë faqet e cinizmit prej çdo ane

ç`prej se gjuhës i thuhej gluhë

qumështit klumsht

u dyndën lukuni prej stepave Karpalesh

barbarët sollën acaret siberiane

secilës dhomë të etnisë ua digjnin (j)organet

të mërdhijnë t`u mpiksen mushkëritë

t`u binin mbi kokë çatitë

sindrome të (vi)rusëve përgjatë gjithë hapësirës

dhe nuk i qasej thelbësisht asnjë klinikë e hiles

shërimit prej ethe-prurësve

për çdo natë për çdo ag

me gotë athtësie gjuha rrudhej

vetëm tkurrej e tkurrej e

gjymtyrëve tona lënguese u këputej

një dorë një krah një këmbë njëri sy dhe

i vetmi shteg vezullues u grabitej me duqet

kishte hyrë kaherë në mendje e në nerva

brejtësi kancer (vi)rus

drapërinjve të tyre u thoshin “sërp”

derra zhgërryes secilës arë kallinjve të pjekur

ararëve sumbullat e djersëve u kristalizoheshin në breshër

gjymtyrët e Trupit po i degdisnin atje ku miza brente hekur

kobra prej kanceri shumësi trajtash në metastazë

klinikat e Evropës nuk e shëruan dot kancerin serb

në raportuar as edhe një herë nuk pushuan

tragjeditë e regjisorëve të teatrit absurd

miq

ndjesitë e shekujve na poqën nën saç sikur mish helli

që kur erdhën barbarë me arusha

fitila e zjarrvënie tym e temjan në male e fusha

djajtë e Qytetit të Bardhë shtinë në dorë Kutinë e Pandorës

stivuan stuhi të zeza

helmesh si sarin ose cianid dhe llojesh të tjera për shqip-njomën farë

barbarët serbë kultivuan në kisha e akademi djaj për breza

ligjëratash për rrjepje lëkurësh njerëzore me zhiletë

ngrehnin kështjella të gënjeshtrave prej qelqesh të tejdukshëm

gjithnjë në shpirtra të njomë amalgamë zierjesh e shijesh çorbë kokash

me ikona idhujsh dhe ashtu si iu mor Mramorit Graçanica

i fshinin dhuntitë e etnisë me një “bisht” të zi të ngjitur nga prapanica

i dekoronin xhelatët për foshnjat e shpuara

ngrehur prej djepash në majë bajonetash

a jeni shpirë njerëz të mpirë

si më gatoi gjeni i trungut tim të parë

pas ngjitjes shkallët e zbritjes në duart e atyre

pezull dhe rënie e lirë

plandosje prej lartësie e besimit të sedrës naive

përkatësie sojit që në tryezë të shtron zemër

dhe zemrën për gjysmë ta ndanë

po të mundnim Danubit t`ia kthenim rrjedhën në burim

assesi t`ia bënim hilen atij rrotullimi një mega vërshim

gjithsesi Drinin do ta përpinte një shqiptar-ngrënës një Vulin

Danubi le të rrjedh rrjedhës së vjetër e t`ia shpie Detit të Zi

çorbën e pistë të shtresuar të Qytetit të Zi

i kamufluar prore si Qytet i Bardhë

miq

nuk i shëron asnjë teori

metastazat e kancerit serb

mynxyrë e katandi në timen brendi

nën temperatura ethesh varg e vi

Trupi i lirisë më prehet me sëpatë në cungun e thatë

Gjilan, nëntor 2022

You Might Also Like