Shëndeti

“VitaRe-G Fizioterapi” vendi i duhur për mirëqenien dhe shëndetin fizik

Ordinanca fizioterapeutike “VitaRe-G Fizioterapi” në krye me Pt. Genta Syla, e cila vepron për shumë vite në qytetin e Gjilanit, ka bërë të mundur shërimin e shumë pacientëve me probleme fizikale, duke e arritur qëllimin e të pasurit një shëndet fizik që gjithmonë e kanë ëndërruar. Me moton ,,Puna nuk është vetëm një mënyrë për të fituar para por është jeta jonë dhe dinjiteti ynë.’’, VitaRe-G shpreh përkushtimin e shërbimit ndaj pacientëve, ku përtej ekspertizës mjekësore ordinanca ofron aftësi të forta komunikimi për të kuptuar nevojat, frikën dhe shpresat e pacientëve që nxit besimin duke ofruar kujdes të personalizuar ndaj rrethanave individuale të secilit pacient.

Kjo ordinancë ofron të gjitha shërbimet fizioterapeutike, terapi fizikale dhe rehabilitim. Duke përfshirë këtu problemet më të shpeshta si probleme me shpinën, qafën, paralizat, rehabilitimi pre operativ-post operativ, torticollis etj., VitaRe-G ofron të gjitha trajtimet për shërimin e tyre dhe çdo trajtim tjetër fizikal profesional.

E veçanta e kësaj ordinance është edhe Baby Spa apo Hidroterapia, e cila mbështet zhvillimin mendor dhe fizik të foshnjës tuaj. Ndërsa foshnja shkelmon në ujë, valët e vogla lëkundëse që krijon do të ndihmojnë në përmirësimin e ekuilibrit dhe koordinimit të tyre dhe në zhvillimin e aftësive të tyre për të zvarritur, ecur dhe notuar. Trupi i foshnjës do të angazhohet në një mënyrë krejtësisht unike fizikisht si në barkun e nënës. Sipas një studimi në Finlandë, fëmijët që bëjnë hidroterapi përpiqen të mësojnë të ecin më shpejt sepse muskujt e këmbëve të tyre janë më të forcuar. Uji gjithashtu i bën fëmijët të qetësohen, të rrisin oreksin e tyre dhe të përmirësojnë gjumin e tyre.

Benfitet nga hidroterapia janë :

Forcim i imunitetit dhe i muskujve

Stimulim i zhvillimit mendor dhe fizik

Frymëmarrje e përmirësuar

Eliminim i ngërçeve, lehtëson konstipacionin (kapsllëkun)

Masazhi një nga shërbimet tona, ka benefite të shumta për bebet tuaja si :

Ndihmon në zhvillimin fizik, kognitiv dhe mental.

Ndihmon në qetësimin e dhimbjeve të barkut.

Ndihmon në qetësimin e mishrave të dhëmbëve.

Ndihmon në një gjumë të qetë dhe të relaksuar.

Fizioterapi Vita Re-G

Ordinanca gjendet në Gjilan, rruga Ibrahim Uruçi nr.9.

Instagram @fizioterapi.vitareg

Nr kontakti: +38345621593

You Might Also Like