Nuredin Zymeri
(Dedikimi i arsimtarit për nxënësen Vlera Haliti, e cila u nda nga jeta në moshën 15-vjeçe)
Se kjo jetë është shumë e shkurtë e vërteton fakti se na merr papritur njerëz të dashur, e shpesh edhe shumë të ri në moshë.
Sot, vdekja na mori një nxënëse që sapo përfundoi klasën e 9-të dhe kishte ëndrra të mëdha për të ardhmen e saj.
Vlera ishte dhe do mbetet gjithmonë shembull për të gjithë ne.
Zakonisht flasim fjalë të mira për njerëzit vetëm pas vdekjes së tyre, por për Vlerën çdo herë kemi pasur këso fjalë.
Një vajzë shembull si për sjellje, si për edukatë, si për kulturë, si për mësime, si për çkado që e karakterizon një njeri!
Humbje e madhe për të gjithë ne që e njohëm, si dhe për të gjithë shoqërinë tonë.