Futboll

Vllaznia prezanton edhe një përforcim

Vllaznia e Pozharanit, anëtare e Superligës së Kosovës në Futboll, ka sjellë numrin më të madh të lojtarëve këtë verë, duke dëshmuar se synim e ka qëndrimin sa më të gjatë në rangun më të lartë të garave në Kosovë.

Pasi që më herët ka bërë  prezantimin e gjashtë përforcimeve, kësaj radhe sjell lojtarin e ri, por tejet perspektiv, Rron Statovci, i cili në klubin pozharanas ka ardhur nga FC Llapi i Podujevës.

Vllaznia ka paralajmëruar edhe përforcime të tjera.

You Might Also Like