Futboll

Zyrtare: Ja ku do të zhvillohet kryendeshja Drita -Gjilani

Kryendeshja ndërmjet Dritës dhe Gjilanit do të zhvillohet në Stadiumin ‘Sami Kelmendi’ në Lipjan, është bërë e ditur nga klubi bardh e kaltër nga Gjilani.

Në njoftimin e lëshuar nga FC Drita është thënë:

Ju njoftomë që ndeshja e javës së 8-të në mes te klubit tonë FC DRITA – SC Gjilani e paraparë të zhvillohet në Gjilan, është zhvendosur në Lipjan në stadiumin “Sami Kelmendi”.

Për shkak të kushteve infrastrukturore dhe situatës së krijuar në vend ditëve të fundit, ndeshja do të zhvillohet vetëm me pranin e tifozerisë vendase “Intelektualët”

Ndeshja zhvillohet të dielen nga ora 15:00.

You Might Also Like