Futboll

Më në fund Gjilani gjen rrugën e fitores

Gjilani ka shënuar një fitore të mundimshme në ballafaqim me ekipin e fundit në tabelë Besën e Pejës. Gjilani ishte favorit në letër dhe që në fillim bëri me dije se do të shënonte një fitore të lehtë. Në aksionin e parë, në minutën e parë pas një goditje dënimi Gerhard Progni ka shënuar një supergol, duke i dhënë epërsinë ekipit të tij. Me gjithë sulmet dhe rastet e shumta në pjesën e parë, Gjilani nuk ia arriti që të shënojë golin e dytë.

Në pjesëlojën e dytë sërish ka sulmuar Gjilani, por rastin më të mirë e patën vendasit në minutën 48 kur Tahiri nga një pozitë shumë e mirë nuk ia doli të barazojë rezultatin. Pas shumë rasteve të huqura në minutën 64, Çyrbja këmbëshpejtë shpërtheu nga e djathta dhe harkoi në brendi për Nikaç, i cili nga afërsia ia doli që të shënojë për 0:2. U duk se u arrit fitorja, mirëpo në minutën 77 Edon Syla ia doli të shënojë për Besën.

Kah fundi i ndeshjes Tomisllav Bushiq i Gjilanit ngase në dy raste të veçanta nuk ia doli që të shënojë në portën e zbraztë dhe në fund ndeshja përfundoi me rezultat 1:2.

You Might Also Like