Kamenicë

Banorët e Karaqevës së Poshtme kërkojnë zgjidhjen e problemit madhor që po i preokupon

Banorët e fshatit Karaqevë e Poshtme i janë drejtuar krerëve të vendit, presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti, kryeparlamentarit Glauk Konjofca, nga të cilët ka kërkuar që të trajtojnë problemin e brezit kufitar, i cili po i preokupon që nga viti 2001 e deri më tash.

Selver Lenjani, kryetar i Bashkësisë Lokale të Karaqevës së Poshtme, ka theksuar se Serbia pretendon të shkëput një pjesë të territorit të kësaj bashkësie lokale e kjo do të bënte që 170 pronarë humbin tokat e tyre sipas marrëveshjes tekniko-ushtarake të Kumanovës, marrëveshje kjo e nënshkruar në vitin 1999 nga faktori ndërkombëtar.

Lenjani thotë se Serbia me ka paraqitur harta të falsifikuara para faktorit ndërkombëtar dhe e ka bindur faktorin ndërkombëtar me këto harta të falsifikuara.

Sipas tij është rrezik i përhershëm rruga e asfaltuar prej kthesës së fshatit Novosellë deri në hyrje të fshatit Karaqevë e Poshtme, ku policia e shtetit nuk ka qasje. Në këtë rrugë bëjnë pjesë 3200 banorë e të cilët janë të rrezikuar andaj ata kanë kërkuar rrugë alternative në krye të fshatit Roganë.

“Ne kemi protestuar vazhdimisht kundër këtyre vendimeve fatkeqe dhe vazhdimisht të ndërmerren masa nga krerët e vendit dhe kemi kërkuar që kjo çështje të adresohet deri në Brukselin zyrtar. Ne u kemi shkruar edhe shteteve të kvintit dhe përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian me kërkesën e vetme që të na dalin në ndihmë për ruajtjen e territorit të fshatit tonë e për këtë nuk kanë mbetur të painformuara as ambasadat e huaja”, ka thënë Selver Lenjani, kryetar i Bashkësisë Lokale Karaqevë e Poshtme.

You Might Also Like