Kamenicë

Banorët e Karaçevës së Poshtme kërkojnë vendosjen e shenjave në fshat

Banorët e fshatit Karaçevë e Poshtme të Komunës së Kamenicës i janë drejtuar me një shkresë ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor e Infrastrukturës Liburn Aliu, duke kërkuar nga ai që të vendoset tabela Karaçevë afër Urës së Muhocit prej rrugës që shkon tek lagjja e Bajram Hallaqit, sikurse që kanë kërkuar vendosjen e policëve të shtrirë në rrugë. Ata gjithashtu kanë kërkur edhe vendkalimin për këmbësorë te rruga e Breznicës si dhe në qendër të fshatit Karaçevë, por edhe tek shkolla e tek ambulanta, sikurse edhe në pjesë të tjera të fshatit.

Siç ka thënë Slever Lenjani, kryetar i kësaj Bashkësie Lokale, ky fshat gjendet në brezin kufitar, sikurse që në të kaluar pikërisht në këto pjesë ka patur aksidente me fatalitet, andaj me vendosjen e këtyre shenjave do të shpëtohej jeta e  banorëve, por edhe e nxënësve të brezit kufitar.

You Might Also Like