Futboll

Duro: Jemi skuadër për të dalë kampion

 

“Bemë një super paraqitje, ashtu siç i ka hije Feronikelit, si një skuadër kampione të cilën duan ta kopjojnë të gjithë. Ndeshje shumë e mirë e zhvilluar taktikisht dhe me zemër. Unë e di që Drita është kampione dhe ka dëshirë të shpallet kampione, por sot e kuptoi që ka një skuadër perballë si Feronikeli, e cila është super kampione. I gjithë grupi është i bashkuar dhe më vjen keq për ta, sepse kanë merituar tre pikët e plota. Ne jemi duke ndërtuar atë qe duam si ekip dhe si klub pa na ndaluar askush. Nuk dua të merrem me pjesën e gjykimit, ora një, ditë e diell dhe ndaj Dritës. Na mungon një penalti dhe një pozitë jashte lojë në pjesën e dytë, prandaj e kemi merituar teë fitojmë ndeshjen. I uroj suksese Dritës, por më mirë është të fitoj me djersë”, përfundoi Klodian Duro.

You Might Also Like