Futboll

Gjilani do të zhvillojë edhe dy miqësore

Gjilani, ka aranzhuar dhe dy miqësore para nisjes së edicionit të ri, shkruan Gazetasheshi.com.

Kuqebardhët me anë të një postimi ka njoftuar opinionin për zhvillimin edhe dy ndeshjeve miqësore, derisa ka zbardhur edhe kundërshtarët.

Të besuarit e Ismet Munishit, së pari pritet të luajnë ndaj Shkëndijes, e cila bën pjesë në Ligën e Dytë të futbollit kosovar, kjo ndeshje zhvillohet me 11 gusht nga ora 17:00 në Gjilan.

Ndërsa, me 13 gusht do të përballen edhe me ekipin nga Suhareka, Ballkanin, nga ora 17:30 edhe ky takim do të zhvillohet në stadiumin e “Qytetit”, në Gjilan.

/Gazeta Sheshi/

 

You Might Also Like