Futboll

Gjilani edhe më shumë i afrohet kreut

 

Gjilani ka vazhduar serinë e fitoreve kësaj radhe duke e mposhtur Drenicën me rezultat 2:0, me golat që i ka shënuar lojtari nga Bregu i Fildishtë Keita Razak Lanzane.

Që në nismë, Gjilani ka sulmuar furishëm dhe që në minutën 4 ka fituar një penalti. Mysafirët kanë protestuar gjatë duke mos u pajtuar me vendimin e gjyqtarit, por ai nuk ka ndërruar mendje. Fiton Hajdari mori përgjegjësinë që të gjuaj dhe në vrap e sipër u ndal dhe gjuajti duke future topin në rrjetë, por gjyqtari këtë veprim të tijin e sanksionoi si të padrejtë dhe dha gjuajtje indirekte, duke anuluar golin dhe duke ndëshkuar Hajdarin me karton të verdhë.

Mirëpo, Gjilani nuk u ndal dhe për një kohë të shkurtër ka shënuar dy gola nëpërmjet Keita Rezak. Në minutën 21 ai gjuajti furishëm dhe qëlloi këndin e poshtëm të majtë të portierit të Drenicës, kurse pak minuta më vonë, gjegjësisht në minutën 33 shënoi për të dytën herë për rezultatin 2:0.

Në pjesëlojën e dytë Gjilani ka patur disa raste të mira shënimi, por goli i tretë nuk u arrit, kurse një çerek ore pa përfunduar ndeshja, Gjilani mbeti me një lojtar më pak në fushë, ngase Armend Halili u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Në fund Gjilani – Drenica 2:0.

You Might Also Like