Futboll

Gjilani i fortë për minatorët

Gjilani – Trepça ’89 1-0

-Mbyllet ndeshja!

62′ Jefferson Lopez (Gjil) pason bukur brenda zonës, por Nika gjuan mbi portë.

58′ PENALTI! Martin Mircevski (T’89) dështon nga pika e bardhë, derisa ‘gardiani’ Donat Kaçiu e pret me sukses gjuajtjen e tij.

57′ Gëzim Rusi (T’89) është penguar brenda zonës nga Fisnik Papuçi dhe gjyqtari kryesor Genc Nuza ka akorduar penalti.

54′ Gëzim Rusi (T’89) gjuan me kokë, por sërish jashtë portë.

52′ Stojancho Velinov (T’89) tenton goditjen nga afërsia, por mbi portë.

-Starton pjesa e dytë!

-Mbyllet pjesa e parë!

45+2′ Orges Gava (T’89) provon goditjen nga distanca, por pranë pingules së Donat Kaçiut.

41′ Jefferson Lopez (Gjil) gjuan nga largësia, por topi përfundon mbi portën e ‘gardianit’ Hugo Golas.

32′ GOOOL! Trevin Cesar (Gjil) ka arritur të realizojë pas një solo depërtimi duke kaluar ekipin vendas në epërsi, 1-0.

25′ Vilofr Hysa (Gjil) gjuan me kokë pas harkimit të Ansi Nikës, por pret ‘gardiani’ Hugo Golas.

10′ Martin Mircevski (T’89) tenton goditjen nga ndërprerja, por Kaçiu devijon topin në fundore.

02′ Jefferson Lopez (Gjil) ‘shkarkon’ të djathtën nga largësia por mbi portë.

-Starton ndeshja!

-Drejtori sportiv i Gjilanit Sallah Sherifi i ka dhuruar një dhuratë simbolike Shpëtim Idrizit që u penzionua nga futbolli aktiv javën e shkuar. Idrizi u duatrokit edhe nga tifozëria “Skifterat” që e nderuan ish-kapitenin e Trepçë ’89.

Formacionet zyrtare:

Gjilani: Kaçiu, Kastrati, Mauricio, Magani, Papuqi, Muça, Nika, Jefferson, Cesar, Hysa, Pepa. Kryetrajner: Sadat Pajaziti

Trepça ’89: Golas, Pira, Shoshi, Basriu, Jashari, Gava, Rusi, Muja, Velinov, Mircevski, Manaj. Kryetrajner: Gugash Magani

Gjyqtarë: G.Nuza, B.Selimaj, F.Sekiraqa, L.Mustafa

Stadiumi: “I Qytetit”- Gjilan

You Might Also Like