Futboll

Gjilani pret Drenicën që s’di për humbje

Drenica, pa asnjë humbje në këtë kampionat do të ketë një udhëtim të vështirë, kur e pret Gjilani që ka shënuar dy fitore radhazi. Ekipi bardh e kuq ka dëshpëruar në ndeshjen e parë, kur me dy lojtarë më shumë në fushë u mposht nga Trepça ’89, por në dy ndeshjet e radhës, një si vendas me kampionatin aktual Feroniklin dhe tjetrën me të rikthyerin Ferizajn, ka shënuar fitore me rezultat identik 2:1.

Fillim edhe më të mirë të kampionatit pati Drenica e Skenderajt, e cila deri më tash ka radhitur dy fitore dhe një barazim dhe gjendet në pozitën e tretë me shtatë pikë të tubuara.

Gjilanasit janë zotuar se do t’ia shkaktojnë humbjen e parë ekipit të Drenicës dhe forma e mirë e të dyja ekipeve paralajmëron një ndeshje tejet interesante, e cila do të zhvillohet këtë të shtunë me fillim në ora 15.00.

Kjo ndeshje i  përket xhiros së katërt, kurse drejtësinë do ta ndajnë: G.Nuza, A.Latifi, B.Rama, L.Mustafa.

You Might Also Like