KRONIKË E ZEZË

Gjobitet qytetari për tejkalim në vijë të plotë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka marr veprimet e nevojshme policore dhe ka arritur të identifikojë vozitësin, i cili me automjetin e udhëtarëve, shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim në vijë të plotë në rrugën ‘Nacionale Gjilan – Bujanoc në Fshatin Miresh komuna Gjilan.

Kjo informatë, me foto është pranuar falë bashkëpunimit me media.

Policia, e ftoi drejtuesin e mjetit, në Njësinë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjilan dhe ai është njohur për kundërvajtjen e shkaktuar dhe për këtë mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët, si në këtë rast dhe fton që për të gjitha kundërvajtjet që mund të

Republika e Kosovës Republika Kosova – Republic of Kosovo Qeveria – Vlada – Government Ministria e Punëve të Brendshme Ministarstvo Unutrašnjih Poslova / Ministry of Internal Affairs Policia e Kosovës/Policija Kosova/Kosovo Police Drejtoria e Përgjithshme e Policisë/ Generalna Policijska Direkcija/General Police Directorate

shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,

038 50807590 .

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

You Might Also Like