Gjilan

Gjyqtarja Mevlide Shabani caktohet ushtruese e detyrës së Kryetares së Gjykatës Themelore në Gjilan

Gjyqtarja Mevlide Shabani është caktuar shtruese e Detyrës së Kryetares të Gjykatës Themelore në Gjilan . Këshilli Gjyqësor i Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot, ka caktuar gjyqtaren Mevlide Shabani Ushtruese e Detyrës së Kryetares në Gjykatën Themelore Gjilan. Gjyqtarja Shabani do të ushtroj këtë pozitë deri në zgjedhjen e kryetarit të ri. Shabani punon gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Civil.

You Might Also Like