Futboll

Humbën nga Drita, Llapi paralajmëron tërheqjen nga garat

Llapi është mposhtur në shtëpi nga kampionia e Kosovës, Drita. Ndeshja u mbyll me rezultat të ngushtë 1-2
Pas ndeshjes klubi llapjan ka lëshuar një komunikatë për shtyp ku mund ta lexoni më poshtë:
Kryesia e K.F. Llapi mbledhet sonte urgjentisht dhe do të shqyrtoj seriozisht vazhdimin e garave.
Edhe pse po ndihemi keq si Kryesi dhe si familje që kemi investuar shumë në futbollin llapjan por ne nuk mund të vazhdojmë më me këtë tendencë ndaj klubit tonë, Llapit.
E dhimbshme të rikthehemi në Ligën e Parë por ne nuk mundemi më, ne do të vazhdojmë të investojmë në futboll por jo në këtë kohë që për kundërshtarë në fushën e lojës kemi këso gjyqtarë që shkelin mbi djersën e futbollistëve dhe mundin e shpenzimet marramendëse të donatorëve.

You Might Also Like