Futboll

Ismet Munishi nuk deklarohet për gazetarë

Ka qenë shumë i zëshëm gjatë ndeshjes, por pas saj ka heshtur. Ismet Munishi, kryetrajner i Vllaznimit, që nxori një pikë, por edhe që i lëshoi dy të tjera pak para përfundimit të ndeshjes, nuk ka dashur të prononcohet për gazetarë, duke mos dhënë asnjëlloj arsyetimi. Ai ndonëse ka ndenjur tërë kohën jashtë zhveshtores, mu aty pranë kamerave, nuk ka dhënë asnjë deklaratë.

Ai është dukur të jetë i kënaqur me një pikë të fituar, teksa uronte lojtarët e tij që po ngjiteshin në autobus.

 

You Might Also Like