Futboll

Ja kur zhvillohet ndeshja Gjilani-Prishtina

Gjilan, 06 korrik 2020-Mesjava që po vie na sjell ndeshjet e javës së 29-të kampionale në Ipko Superligën e Kosovës në futboll.

Në kuadër të kësaj jave, të mërkuren e datës 8 korrik, skuadra e Gjilanit zhvillon takimin kundër Prishtinës në shtëpi. Ndeshja mes ekipeve të lartëcekura zhvillohet me fillim në ora 17:00, në Stadiumin e Qytetit në Gjilan.

Vlenë të theksohet se takimi luhet prapa dyerëve të mbyllura pa praninë e tifozëve.

You Might Also Like