Viti

KFOR LMT- K20 Viti, ndihmon QKMF-në në luftën kundër përhapjes së virusit pandemik COVID-19

 

 

 

Komuna e Vitisë, konkretisht Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti, ka pranuar sot një donacion nga KFOR LMT K20-Viti. Sipas Dr. Vjollca Kadolli- Halili, ky donacion që është dorëzuar sot QKMF-së përmban pajisje mbrojtëse kundër virusit COVID-19. “ QKMF-ja në Viti, ka pranuar sot një donacion nga KFOR-i. Në këtë donacion përfshihen dezinfektues, dorëza, maska, syze, aparat për matjen e temperaturës si dhe mbrojtëse për fytyrë.

Në emër të stafit të QKMF-së në Viti, i falënderoj ata për ndihmën e dhënë, si dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm që ata kanë me QKMF-në e Vitisë. KFOR-i ndër vite, ka përkrahur qendrën tonë si me pajisje mjekësore ashtu edhe me trajnime të ndryshme”, u shpreh Drejtoresha Kadolli-Halili/ZIP e Komunës së Vitisë

You Might Also Like