Futboll

Kundërshtari i Dritës në Europa League pëson humbje në kampionatin vendor

 

Kundërshtari i Dritës në garat e Europa League, Sileksi i Kratovës, ka humbur në kampionatin vendor në Ligën e Maqedonisë së Veriut.

Ekipi shqiptar i Struga Trim and Luma ka mundur Sileksin e Kratovës me rezultat 2:0 me golat që janë shënuar në pjesën përmbyllëse të ndeshjes.

Kjo le për të kuptuar se Sileks nuk është ndonjë ekip që nuk mund të mposhtet. Kjo ndeshje do të zhvillohet pa praninë e shikuesve në qytetin e Shkupit.

Golat për ekipin Struga Trim and Lum i kanë shënuar Nijazi Lena në minutën 77 dhe Milenovski në minutën 89.

You Might Also Like