Gjilan

Kush do të jetë kandidat i AAK-së për kryetar të Gjilanit

 

Këtë të shtunë  Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Dega në Gjilan do të promovojë kandidatin për kryetar të Gjilanit. Në këtë ngjarje pritet të jetë i pranishëm edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Njoftimin e ka bërë publik Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun, dega në

Gjilan.

 

Në zgjedhjet e kaluara lokale, postin e kryetarit të Gjilanit nga AAK e kishte mëtuar Rexhep Kadriu,i cili ka dhënë dorëheqje nga të qenit kryetar i degës, gjë të cilën më pas e bëri edhe Agim Zuzaku, që qëndroi për një kohë të shkurtër.

Tashti si dy kandidatura të mundshme po përfliten Bajram Hasani, kryetar aktual i degës dhe Nazim Gagica, drejtor i Drejtorisë për Arsim në Gjilan.

Deri më tashti, vetëm LDK e ka bërë publik kandidatin e ai është kryetari i tashëm i Gjilanit, Lutfi Haziri.

 

You Might Also Like