Gjilan

Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan dhe kryetari i Degës, z.Lutfi Haziri, urojnë gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit

Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan dhe kryetari i Degës, z.Lutfi Haziri, urojnë gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit
“Të nderuar qytetarë të komunës së Gjilanit,
Të nderuar bashkatdhetarë kudo që jeni, në Europë, Amerikë e në botë,
I nderuar kryetar i Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu,
Të nderuar imamë të xhamive të komunës sonë,
Ju urojmë nga zemra festën e Fitër Bajramit me lutjen që Zoti t’ua ketë pranuar agjërimin, sakrificën dhe mundin tuaj, duke u bërë shembull i solidaritetit me të uriturit, të varfërit dhe gjithë ata që sfidohen në jetë.
Është obligim i yni që gjatë dhe pas këtij muaji të ndajmë paqe e respekt mes njëri-tjetrit. Të sigurohemi që t’i mundësojmë çdo familje softa të mbushura e mundësi të barabarta për të gjithë.
Kësaj here për fat të mirë po festojmë bashkë e pa kufizime, e ne duke qenë me zemër tek të gjithë ju, ju urojmë më të mirat për familjet e juaja!”- uroi Haziri në festën e madhe të myslimanëve.

You Might Also Like