LAJME

MAPL dhe SDC/DEMOS shpërblejnë Gjilanin me grant në vlerë prej 244 mijë euro

Gjilan, 9 tetor 2018 – Komuna e Gjilanit është shpërblyer sot me grantin e tretë nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) dhe SDC/DEMOS në shumën prej 244 mijë euro për performancën e vitit 2017, duke e radhitur në krye në nivel vendi sa i përket menaxhimit të Sistemit të Menaxhimit të Performancës Komunale (SMPK).

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, pasi ka falënderuar MAPL dhe SDC/DEMOS për vlerësimin e lartë, ka thënë se ky grant do të përdoret për të realizuar një projekt të rëndësishëm komunitar.

“Faleminderit MAPL dhe SDC/DEMOS pwr këtë vlerësim të lartë për Gjilanin. Ky është rezultat i punës së madhe ekipore në Gjilan në të gjitha sektoret. Në veçanti, e falënderoj koordinatorin e  SMPK dhe zyrtarët për performancë për punën e madhe që kanë bërë në këtë aspekt dhe ju siguroj që këtë grant do ta shfrytëzojmë për realizimin e një projekti të rëndësishëm në infrastrukturë në vitin e ardhshëm”, ka thënë Haziri.

Përndryshe, në ceremoninë e sotme të ndarjes së granteve të organizuar nga MAPL dhe SDC/DEMOS, ka marrë pjesë drejtori i Financave, Zijadin Maliqi, ai i Administratës, Bardhyl Syla dhe koordinatori i SMPK, Ibrahim  Ademi.

You Might Also Like