Gjilan

Mesazh urimi i drejtorit Bekim Mustafa në ditëlindjen e shtatë të Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”

Gëzuar Ditën e Shkollës sonë!

Të dashur nxënës, prindër, të respektuar kolegë mësimdhënës!

Në këtë ditë tetori, ndryshe nga herët tjera, gjimnazi natyror “Xhavit Ahmeti”, shënon 25 tetorin – Ditën e Shkollës.

Të nderuar nxënës, sot, në shënimin e Ditës së Shkollës, nuk jemi takuar bashkërisht, as nuk kemi përgatitur një program feste siç e do rendi, kjo për shkak të rrethanave të përgjithshme shoqërore që po kalojmë ne dhe gjithë globi.

Sidoqoftë, në emër të drejtorisë së gjimnazit natyror “Xhavit Ahmeti”, ju urojmë për Ditën e Shkollës duke besuar arritjen e shumë suksese të reja si traditë e shkollës sonë. Besojmë për shumë suksese të reja të cilat do t’ia shtojnë vlerën shkollës sonë, komunës dhe vendit tonë.

Në këtë ditë fete, dua të falënderoj gjithë nxënësit tanë që me sukseset e tyre edhe në nivel vendi në sporte dhe dije, na bëtë krenar- ne mburremi me ju. Gjithashtu nxënësve të rinj u urojmë mirëseardhje.

Në shënim të kësaj dite, sinqerisht falënderoj të gjithë mësimdhënësit për punën e palodhshme me nxënës për të ofruar dije dhe për të hapur rrugë drejt sukseseve të reja. Gjithashtu, falënderoj gjithë stafin tjetër të shkollës për punën e bërë që nxënësve tanë t’u ofrohen kushte sa më të mira.

Drejtoria e shkollës zotohet se do ta dëgjojë zërin e nxënëseve, do të jetë krah tyre bashkë me institucionet komunale, qeveritare dhe gjithë përkrahësit tjerë me të cilët bashkëpunon shkolla jonë, që ju nxënës të dashur t’i kenë të gjitha kushtet për mësimnxënie më të mirë.

Mirënjohje dhe respekt për të gjithë ju !

Gëzuar Ditën e Shkollës!

Gjilan, më 25 tetor 2021 Drejtori- Bekim Mustafa

You Might Also Like