Futboll

Morina: Duhet shënuar për të fituar

Pas ndeshjes ndaj Dritës ka folur kryetrajneri i Arbërisë, Arbnor Morina, i cili tha se për të fituar duhet të shënohet një gol më shumë se kundërshtari.

“Për me fitu ndeshjen duhet me shënu një gol më shumë se kundërshtari. Drita i kishte rastet e veta dhe ne rastet tona, mbi të gjitha në këtë pikëllim që e kemi që i kemi humbur pikët, e kam pjesën e gëzimit sepse lojtarët luajtën mirë, të angazhuar dhe me një iniacitivë në fushë. Mirëpo, po na dhemb që nuk i morëm pikët, apo së paku me marr një pikë. Si duket pak po çalojmë në realizimin e rasteve, dhe kjo është një prej defekteve kryesore që i kemi në ekip. Në anën tjetër po ndodh që shumë shpesh me marrë gol nga ndërprerjet edhe ato në 2-3 minutat e fundit të pjesës së parë edhe këtë duhet me e përmirësuar”, tha Morina.

You Might Also Like