LAJME

NGJARJET KRYESORE QË SHËNUAN VITIN 2019

Viti që po ikën 2019 ishte përplot ngjarje të rëndësishme, të cilat kanë ndikuar në vende të ndryshme – për sigurinë, zhvendosjen, mënyrën dhe konditat e jetës, pikëpamjet për këtë botë. Duke përmbledhur vititn 2019, kemi përzgjedhur ngjarjet më të rëndësishme që kanë ndodhur anë-e-kënd botës.

1. Të shtënat në Kristçërç

Australiani i armatosur me pushkë Brenton Terrant hapi zjarr në xhaminë El-Nur dhe e transmetoi atë përmes aplikacionit Facebook Live më 15 mars. Para sulmit, ai shkroi një manifest, në të cilin veprimet e tij i quajti akt kundër muslimanëve.

Në videon e incizuar të gjithë kanë mundur ta shikojnë, si i vriste besimtarët e ndodhur në xhami. Pas pak kohësh të shtënat u dëgjuna edhe në qendrën islame në Linvud.

Vitkima të këtij sulmi ishin 50 persona, dhejtra të tjerë të plagosur u shtrinë në spital. Së shpejti Facebook bllokoi të gjitha incizimet e vrasësit.

Pas burgosjes australiani u shpreh i pafajshëm, kurse krimi i tij i kënaqi pasuesit. Gjatë gjithë vitit 2019 në vende të ndryshme të botës ndodhën disa sulme sipas modelit të Kristçërçit.

2. Sulmet terroriste në Shri Lanka

Një varg shpërthimesh u dëgjua në Shri Lanka gjatë kohës së festimit të Pashkëve katolike, më 21 dhe 22 prill. Pajisjet shpërthyese u aktivizuan në tre tempuj krishterë gjatë kohës së meshës, tre hotele, një kompleks banimi dhe në perrëndim të ishullit. Shëprthimi i nëntë jehoi të nesërmen. Vitkima ishin 290 njerëz. Lëndime pësuan më se 500 sish. Gjatë hetimit policia vendore njoftoi se shpërthimi i bombës u krye nga sulmuesit vetëvrasës.

Sulmet fillimisht ishin lidhur me të shtënat në Krajstçerç. Pushtetarët supozonin se kjo mund të ishte hakmarrje ndaj turistëve evropianë për vrasjet e muslimnave në Zelandë të Re. Hetimet e mëtutjeshme e mohuan këtë lidhje.

Të dyshuar për lidhje me shpërthimet ishin ndaluar 73 persona. Këto ishin sulmet e para terroriste për 10 vjet pas mbarimit të luftës civile.

3. Dështimi i Boing 737 Max

Boing 737 max 8 i kompanisë Ethiopian Airlines u rrëzua më 10 mars rreth 60 kiometra nga Adis Abeba vetëm gjashtë minuta pas fluturimit. Në këtë tragjedi gjetën vdekjen 157 udhëtarë. Ishte ky rrëzimi i dytë i këtij tipi të aeroplanit për pesë muaj. Në fund të tetorit të vitit 2018 Boeing 737 Max 8 ishte rrëzuar, sapo ishte fluturuar nga Xhakarta.

Pas katastrofës së dytë nga shfrytëzimi i Boeing 737 Мах hoqën dorë avio-kompanitë kryesore të botës, kurse 40 vende të tjera vendosën ndalim për fuutirmin e këtij tipi të aeroplanit mbi territoritn e tyre për vitin 2020. Transportuesit që e kishin bërë porosinë për t’u furnizuar me këta

aeroplanë, i pezulluan transaksionet. Kompania ka premtuar se do ta zbulojë shakun e rrëzimit dhe do ta përmirësojë atë.

4. Ana e pasme e Hënës

Gjatë këtij viti njerëzimi e eliminoi edhe një sekret. Më 11 janar Kina arriti ta lëshojë në anën e pasme të Hënës sondën kosmike “Çanie-4”, e cila fotografoi hapësirën përreth dhe incizimin e dërgoi në Tokë. Kështu, në vititn 2019 u mësua si duket ana gjithnjë e padukshme e satelitit natyror të planetit tonë.

Pos kësaj, në bordin e modulit kishte fara të bimëve, të cilat pas aterimit në Hënë i ujitën. Si rezultat mbiri një prej prej farave të pambukut.

5. Aksionet e protestaveës

Ky vit do të kujtohet për protestat massive në vende të ndryshme. Më të mëdha ishin ato në Venecuelë dhe Hongkong.

Pushteti i dyfishtë e kishte ndarë këtë vend latinoamerikan. Më 23 janar kryetari i parlamentit Guajado zgjedhjet e fundit i quajti të paligjshme dhe shpalli se do ta drejtojë vendin. Krejt kjo shkaktoi konflikte ndërmjet ithtarëve të opozitës dhe atyre të pushtetit.

Banorët e Hongkongut dolën në rrugë më 9 qershor, duke protestuar kundër miratimit të ligjit mbi ekstradimin e personave të kërkuar në Kinë. Qeveria e tërhoqi dokumentin, por protestat nuk kanë pushuar akoma..

Disa protesta filluan për shkak të ngritjes së çmimeve. Në Irak më 1 tetor, pas shtrenjtimit të karburantit, filluan trazira, kurse më 18 tetor në Çile rinia doli në rrugë pas çmimit të ri në metro. Aksionet e protestave në Moskë filluan më 14 korrik, kur kandidatët nga opozita nuk arritën t’i mbledhin numrin e nevojshëm të nënshkrimeve për të konkuruar në zgjedhje për Asambnlenë /Dumën/ e qytetit të Moskës dhe ftuan ithtarë të dalin në rrugë.

6. Dorëheqja e Nazarbaevit

Nursulltan Nazarbajev, i cili kishte udhëhequr Kazakistanin thuaja 30 vjet, më 19 mars, përmes televizionit kombëtar, shpalli dorëheqjen. Ishte kjo një befasi e papritur për të gjithë botën. Megjithatë lideri deklaroi se këtë veprim e kishte përgatitur tani tre vjet.

Pasardhës u zgjodh kryetari i Senatit të vendit Kasim-Zhimart Tokajev. Vetë Nazarbajevi mbeti në krye të Këshillit të sigurisë së vendit dhe e ruajti titullin e liderit të kombit. Me këtë rast, për nder të liderit të dorëhequr, kryeqyteti i Kazakistanit u emërua Nur-Sulltan.

7. Burgosja e Asanzhit

Themeluesi i faqes WikiLeaks – Xhulian Assanzh /Julian Assange/ – në vitin 2012 u strehua në ambasadën e Ekuadorit në Londër duke ikur nga ndjekja penale. Mbase nuk e kishte menduar atëbotë se do të qëndronte aty plot shtatë vjet. Në vitin 2019 qeveria e shtetit latinoamerikan ia mohoi azilin politik dhe më 11 prill policia britanike e nxorri atë me forcë nga godina. Ky aksion

ishte aq i papritur, sa gazetarët e mjeteve të informimit nuk arritën të përgatiten dhe ta incizonin këtë. Të vetmit të arritën ta fotografonin arrestimin e Asanzhit, ishte ekipi televiziv i RT (televizoni rus).

Gjyqi themeluesin e WikiLeaks-it e shpalli fajtor për shkelje të kushteve të lirimit me kusht dhe e dërgoi në burgun Belmarsh Prison. Tani po vendoset fati i tij: nëse ekstradohet në SHBA mund të dënohet me vdekje.

8. Zjarri në Notre dam

Më 15 prill u përfshi nga flaka Katedralja e Zojës së bekuar në kryeqytetin francez. E gjithë bota në kohë reale mundi ta shikonte se si zjarri po gëlltiste këtë tempull të famshëm. Parisienët luteshin në rrugë, të gjunjëzuar.

Zjarri në fund u shua. Më pas u kuptua që zjarri nuk i kishte prekur muret e lashta të katedrales. Kishin pësua vetëm çatia dhe dekorimet e mesit të shekullit XIX. Të gjitha thesaret e ruajtura në Notre Dame, u shpëtuan. Deri në përfundimin e rindërtimit të godinës ata do të qëdnrojnë në muzeun Luvr. Hetimi i shkaqeve të shëprthimit të zjarrit po vazhdojnë akoma.

9. Zelenski – president i Ukrainës

Ukraina u bë me president të ri më 21 prill. Lider i ri i vendit u bë aktori dhe komiku Volodimir Zelenski, i cili kishte luajtur në shumë komedi ruse e ukrainase.

Rivali Petro Poroshenko bëri gjithçka për të hyrë në raundin e dytë. Para raundit të dytë ata si rivalë duhej të takoheshin në debate televizive. Vollodimir Zelenski propozoi që fillimisht të japin gjak, në mënyrë të të konstatohet “se nuk janë alkoolikë dhe narkomanë”. Kurse Poroshenko insistonte në faktin që debati të zhvillohet në stadiumin e Kievit “Olimpijski”.

Takimi dhe debate i dy konkurentëve u zhvillua një ditë para votimit për raundin e dytë. Si rezultat Zelenski u bë lider i pakontestuar. Për të votuan më se 70% të qytetarëve të Ukrainës.

10. Mrekullia në fushën e misrit – aterimi i А321 në rajonin e Moskës

“Po shkojmë në të djathtë, drejt diellit, përgjatë rreshtave të misrit” – kjo frazë u shndërrua në parullë pas aterimit të aeroplanit А321 të linjës së Uralit, në paralagje të Moskës, më 15 gusht. Vetëm pak pas fluturimit motorët e aeropanit të kësaj linje u goditën nga shpezët. Aeroplanin me rezervoarë plot dhe pa rrota të lëshuara pilotët arritën ta lëshojnë në një fushë misri. Të gjtihë 226 udhtëratë dhe shtatë anëtarë të ekuipazhit ishin të gjallë. Ngjarja u konsiderua mrekulli.

Kapiteni dhe piloti i dytë i aeroplanit u shpallën zyrtarisht heronj. Ekuipazhi morën dekorata për trimëri. Aeroplanin nga fusha e bartën pjesë – pjesë.

11. “Xhokeri /Joker/”

Më 7 shtator juria e festivalit të filmit në Venedik me çmimin kryesor – “Luani i artë” – e nderoi filmin e Tod Filipsit /Todd Phillips/ “Xhokeri”. Ishte hera e parë që një film me skenar komik u bë fitues i një festivali aq të rëndësishëm të filmit në botë. Ky ishte vetëm fillimi i suksesit të

këtij filmi. Më pas do të vijnë arkëtimet rekorde për një film të kategorisë R nga shfaqjet nëpër kinema.

“Xhokeri” i Tod Filipsit pushtoi jo vetëm adhuruesit e filmave komikë, por edhe dashamirët e filmave në tërësi. Historia e një dështaku, i cili ngrihet kundër botës së padrejtë dhe i cili, pa dashje, në luftën e tij i përfshin edhe të tjerët, u bë hit i industrisë së filmit.

Premierën e filmit kanë shoqëruar skandale të shumta: qeveria e SHBA-ve shprehu dyshimin që heroi do të mund të inkurajonte imitues të ndryshëm. Gjatë shfaqjes përqark kinemave kishte kujdestaruar policia, disa seanca madje ishin ndërprerë për shkak të publikut të papërgjegjshëm.

Në ndërkohë skena e vallëzimit të heroit kryesor në shkallë u shndërrua në kult, kurse vendin real të incizimit filluan ta vizitonin shumë turistë.

12. Greta Tunberg

“Ju më keni vjedhur ëndrrat dhe fëmijërinë time”, – deklaroi nxënësja suedeze Great Tunberg /Greta Thunberg/ në mbledhjen e Asambelsë së përgjithshme të OKB, më 24 shtator. Vajza e sëmurë me sindromin e Aspergerit ka ndërprerë shkollën të premteve. Në vend të kësaj ajo organizon evente për mbrojtjen e klimës rreth parlamentit të Suedisë. Të frymëzuar nga bashkëmoshatarja suedeze, këtyre eventeve kanë filluar t’u bashkëngjiten edhe nxënës të vendeve të tjera.

Protestat të mëdha të nxënësve u zhvilluan në disa vende të Evropës, Kanada, SHBA dhe Australi. Greta Tunberg u shndërrua në fenomen kulturor, për të cilin diskutojnë politikanët e botës dhe atë njësoj e duan dhe urrejnë.

13. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë

Pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit, për shkak të ftesës që mori nga Gjykata speciale, presidenti Hashim Thaçi shpalli zgjedhje të parakohshme parlamentare të cilat u mbajtën më 6 tetor.

Pas numërimit e rinumërimit të votave, doli që qytetarët e Kosovës këtë radhë kishin votuar “për ndryshim”. Ata këtë ndryshim ia besuan lëvizjes Vetvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. U besua që ata do ta krijojnë qeverinë menjëherë pas numërimti të votive, por… Ujku qimen e ndërron, por zanatin ama s’e harron… Avazi i inateve dhe sqimave personale ka bërë që qeveria akoma nuk është themeluar. Fajtori dihet… Është jetim!?

Dështuan Kadri Veseli me PDK-në e tij dhe, sidomos, Ramush Haradinaj me AAK-në e tij – me vetëm rreth 11% të votave.

“6 tetori shënon fillimin e entuziazmit të tretë në vendin tonë e për popullin tone (të Kosovës – vër. jona)”, deklaroi Albin Kurti në momentet e para pas marrjes së rezultatit të votimit, duke përmendur “entuziazmin e parë – çlirimin në vitin 1999, të dytin – shpalljen e pavarësisë më 2008 dhe të trertin – tetori 2019. “Do të hapim një kapitull të ri me faqe të bardhë e zemër të ngrohtë”, theksoi ai.

“Prej gojës tënde në vesh të Zotit” – po thonë kosovarët e lodhur dhe zhgënjyer deri në maksimum. Të presim e të shohim…

14. Vdekja e el-Bagdadit

Liderin e “Shtetit islamik” e kishin vrarë disa herë, por ai sërish ‘ringjallej’ sërish dhe sërish. Në vitin 2019 el-Bagdadin u vra definitivisht.

Operacionin e zbatuan më 27 tetor ushtaratë amerikanë, pas një bllokimi të liderit të ISIS në një mal, me ç’rast ai shëprtheu jelekun vetëvrasës në shpellën ku strehohej. Vetëm pas analizës së AND-së u konstatua që kufoma i takon vërtet atij. Shpresa që me vrasjen e el-Bagdadit do të pushojë edhe ekzistimi i ISIS dhe luftrave të përgjakshme në këto vise u shua shumë shpejt. Shumw shpejt “shteti islamik” gjeti një lider të ri.

Përzgjodhi dhe redaktoi

Selim S.

You Might Also Like