Futboll

Vjen braziliani i dytë te Drita

Ricardo Verza de Souza është braziliani i dytë që vjen te Drita. Ai  vjen si huazim nga skuadra braziliane Goias EC, e cila bënë gara në Serie B.

“Nga sot zyrtarisht pjesë e klubit tonë do të jetë lojtari nga Brazili Ricardo Verza De Souza. Verza është lojtar qendër-sulmues. Tek ne qëndron një (1) vit në formë huazimi nga skuadra braziliane Goias EC në Serie B. Tani klubi ynë është më kompletuar dhe i gatshëm për këtë kampionat shumë të fortë dhe me kundërshtarë mirë të përforcuar! Ne do të vazhdojmë të punojmë që të përmirësojmë në vazhdimësi lojën tonë. Përpara Drita, krenaria e qytetit”, njofton klubi gjilanas.

You Might Also Like