Futboll

Portieri Faton Maloku pas lëndimit të rëndë, u kthehet stërvitjeve me top në Turqi

Faton Maloku, portier i Dritës që nga prilli i vitit të kaluar është jashtë fushës së lojës, pas një vetëlëndimi që kishte pësuar në ndeshjen me Trepçën ’89. Ai gjatë një kërcimi për të kapur topin në brendi të zonës është lënduar rëndë dhe pas ekzaminimeve mjekësore ishte vërtetuar se lëndimi është i rëndë dhe se duhej t’i nënshtrohej një operimi, pasi kishte këputur ligamentin acl, shkruan kryelajmi.com.

Ai me sukses kishte kryer operacionin në Shkup dhe kishte nisur rikuperimin, fillimisht duke pushuar, pastaj kishte nisur me ushtrime të lehta dhe tashti ka filluar me ushtrime intensive në Antalia në Turqi, ku FC Drita po e kryen fazën përgatitore.

Kjo i ka gazuar shumë stafin e Dritës dhe në faqen zyrtare të tyre ka shkruar: “Hapi i radhës në rrugën e rikuperimit. Faton Maloku ribashkohet me topin. Toni është kthyer dhe më i fortë se kurrë”./kryelajmi.com/.

You Might Also Like