Sportet me dorë

Nxënësit e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”, kampionë rajonalë në volejboll në të dy konkurrencat

Nxënësit e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” janë shpallur kampionë rajonalë në volejboll në të dy konkurrencat, në atë të vajzave dhe të djemëve.
Ata ishin më të mirë se bashkëmoshatarët e tyre nga Kamenica e Vitia dhe do t’a përfaqësojnë Rajonin e Gjilanit në garat republikane që sivjet pritet të mbahen në Prizren.
Te vajzat, në gjysmëfinale u përballën përfaqësuesit e Kamenicës dhe të Vitisë dhe më të mira ishin nëxënëset nga Kamenica, të cilat ngadhënjyen me rezultat 2:1 në sete.


Në finale u përballën Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” me Gjimnazin “Ismail Qemajli” nga Kamenica dhe gjimnazistet nga Gjilani kanë fituar me rezultat 2:0 në sete 25:16, 25:22 dhe u shpallën kampione regjionale për këtë vit.
Në konkurrencën e meshkujve, në ndeshjen gjysmëfinale, Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” mposhti me rezultat 2:0 Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës” nga Vitia (25:18, 25:17), derisa në finale gjilnasit ishin më të mirë se bashkëmopshatarët e tyre nga Kamenica, të cilët i mposhtën me rezultat 2:0 në sete (25:16, 25:23).


Djemtë dhe vajzat e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”, të cilët po udhëhiqen nga profesorët e Kulturës Fizike dhe Sportit, Reshat Syla, Blerim Shala e Selami Haziri dhe të cilët kanë përkrahjen e drejtorisë së shkollës edhe njëherë dëshmuan se po që dallohen në mësime, ata janë edhe sportistë të mirë dhe me plot meritë pritet që të përfaqësojnë Rajonin e Gjilanit edhe në garat republikane.

You Might Also Like