KULTURA

Ministrja Saranda Bogujevci vizitoi Muzeun Etnologjik dhe Galerinë KNOW në Gjilan

Patëm kënaqësinë që sot të mirëpresim në Gjilan, Ministren e Kulturës dhe Turizmit, znj. Saranda Bogujevci.
Me ministren biseduam për projektet tona të përbashkëta, zhvillimin e turizmit lokal dhe rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme për skenën tonë kulturore.
Bashkë vizituam Muzeun Etnologjik dhe më pas Galerinë KNOW, ku patëm mundësinë të ndjekim nga afër ekspozitën personale mjaft mbresëlënëse të artistit tonë të njohur, Din Azizi, të titulluar “Hektar i Kohës”.
Kjo ekspozitë, që përmbledh mbi 26 vite krijimtari e më shumë se 100 vepra arti përmes performancës, instalacionit, video-artit, pikturës, skulpturës, fotografisë dhe artit digjital, është dëshmi e gjallë e potencialit të madh kulturor që ka qyteti ynë.
Bashkëpunimi i ngushtë me nivelin qendror dhe fuqizimi i artistëve tanë mbeten prioritetet tona kryesore për pasurimin e jetës kulturore në Gjilan!

You Might Also Like