Postim i Sokol Halitit, kryetar i Vitisë
Me pikëllim të thellë morra lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të të riut Dion Emerllahu, i cili humbi jetën në mënyrë tragjike teksa po kthehej në vendlindjen e tij.
Në këto çaste të rënda dhe të dhimbshme, shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes Emerllahu, të afërmve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e deshën Dionin.
Asnjë fjalë nuk mund ta lehtësojë dhimbjen e humbjes së një jete të re, të ndërprerë para kohe. Uroj që Zoti t’ju japë forcë, durim dhe kurajë për ta përballuar këtë dhimbje të madhe.
Qoftë i përhershëm kujtimi për Dionin.
Zoti e bekoftë dhe e ndriçoftë kujtimin e tij.
Me respekt,
Sokol Haliti
Kryetar i Komunës së Vitisë





