
Prej një muaji, qytetit të Gjilanit i është shtuar një standard i ri i shërbimeve mjekësore. Në lagjen “Fidanishtja”, në rrugën “Marie Shllaku”, ka filluar punën ordinanca moderne psikiatrike “ProMind Care Center”. Me një ambient komod dhe një staf tejet profesionist, kjo qendër synon të ofrojë kujdesin maksimal për shëndetin mendor të qytetarëve, duke trajtuar një sërë sëmundjesh psikiatrike dhe psikologjike.
Ordinanca ofron vlerësim, diagnostikim dhe trajtim për çrregullimet e depresionit, sulmet e panikut, fobitë, ankthin e përgjithësuar, skizofreninë dhe situata të tjera kur personi humb kontaktin me realitetin. Po ashtu, trajtohen varësitë nga alkooli, substancat apo bixhozi, çrregullimet e gjumit dhe të ushqyerit, duke u ofruar pacientëve biseda terapeutike dhe ndjekje medikamentoze.

Kujdesi në këtë qendër udhëhiqet nga Dr. Ngadhënjim Rexhepi, mjek specialist i psikiatrisë me një përvojë 12-vjeçare, i cili vlerësohet si ndër mjekët më të kërkuar në këtë fushë. Fokusi i tij kryesor është përmirësimi i shëndetit mendor dhe cilësisë së jetës për secilin pacient.
“Çdo pacient tek ne është unik. Ne krijojmë plane trajtimi të përshtatura për nevojat e secilit, dhe për çdo pacient privatësia është prioriteti ynë. Të gjitha konsultimet janë konfidenciale,” thekson Dr. Rexhepi, duke shtuar se qëllimi i tyre është transformimi i jetës së pacientëve duke përdorur metodat më të fundit dhe më efektive të psikoterapisë dhe trajtimit farmakologjik.
Për të ofruar shërbime sa më gjithëpërfshirëse, “ProMind Care Center” ka mbledhur një ekip elitar profesionistësh. Stafit i bashkëngjitet Prof. Ass. Dr. Nazmie Ibishi-Musliu, psikiatre me përvojë 20-vjeçare, e cila njëherësh punon në Klinikën e Psikiatrisë në QKUK. Ajo ka përfunduar doktoraturën në neuroshkencë, angazhohet si eksperte gjyqësore forenzike, vlerësuese për paaftësi mendore, dhe ofron shërbime në psikiatrinë konsultative.
Niveli i lartë profesional i kësaj ordinance dëshmohet edhe me angazhimin e Dr. Sc. Afërdita Goçi, psikiatre me fokus në shëndetin mendor të fëmijëve dhe adoleshentëve, e cila po ashtu punon në Repartin e Psikiatrisë për Fëmijë e Adoleshentë në QKUK. Ajo ofron diagnostikim, trajtim dhe mbështetje profesionale edhe për të rritur e çifte.
Ekipin e kompletojnë edhe psikologia klinike Mr. Sci. Merita Kamberi, e cila ka një karrierë të pasur e të dëshmuar duke ofruar shërbime për fëmijë, adoleshentë dhe të rritur.
Si dhe, psikologia Rina Meha Obërtinca e cila ka përfunduar studimet master në Neuropsikologji Kognitive dhe pritet të doktorojë së shpejti, duke sjellë përvojën e saj nga drejtimi i Klinikës së Psikologjisë në Qendrën Terapeutike “Heimerer” dhe kontributi i gjatë në SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë.

Ordinanca “ProMind Care Center” përfaqëson të ardhmen e kujdesit të shëndetit mendor në rajon. Për të gjithë ata që u drejtohen për ndihmë, Dr. Ngadhënjim Rexhepi ka një mesazh të qartë e shpresëdhënës:
“Ne jemi për ju, për shëndetin tuaj, për ardhmërinë tuaj dhe të familjes suaj. Gëzojeni jetën, ndihuni të barabartë me të gjithë. Ne ju japim shpresë për ardhmërinë tuaj të lumtur.”
Për më shumë informacione, konsultime apo për të caktuar një termin, qytetarët mund të kontaktojnë në numrin e telefonit 045 335 277 ose përmes adresës elektronike [email protected].
9





