Futboll

Me Felix Magath lojtarin dhe trajnerin e njohur gjerman

Ndeshjen Drita – Tre Fiori nga afër po e përcjell nga afër edhe ish-futbollisti dhe trajneri i njohur gjerman Felix Magath.

Falë drejtorit të FC Drita Feti Murseli u ndalëm në bashkëbisedim me Magathin për golin që ia kishte shënuar portierit të njohur Italian Dino Zoff në finalen e Champions League, më 25 maj 1983 HSV – Juventus 1:0. Magath kishte shënuar në minutën e 8 në ndeshjen që ishte luajtur në Stadiumin Olimpik në Athinë.

I tregova se familjen time e lidh shumëçka me Hamburgun, ngase babai im që nga viti 1970 ka punuar në këtë qytet dhe se edhe unë kam vizituar shpesh këtë qytet.

Ai u tregua shumë miqësor duke bërë disa foto me autorin e këtyre rreshtave. /kryelajmi.com/

You Might Also Like