Futboll

ENSAR REXHEPI I SC GJILANI, I FTUAR NGA KOSOVA U16!

Futbollisti i SC Gjilani, Ensar Rexhepi, ka pranuar ftesën e Përfaqësueses së Kosovës U16 për turneun në Azerbejxhan.
Me ftesën e selektorit Ilir Nallbani, futbollisti Rexhepi do të jetë pjesë e eskpeditës dardane nga data 21 Tetor, deri më datën 31 Tetor.
Të gjithë në SC Gjilani i urojnë shumë fat dhe suksese Ensarit, bashkë me shokët e ekipit kombëtar të na bëjnë krenarë!

You Might Also Like