Futboll

Mbyllet pjesa e parë Drita – Llapi, ka gola në të dy anët

Në pjesën e parë të ndeshjes Drita – Llapi, ekipi vendas ka shënuar dy herë, aq sa shënuan edhe mysafirët, kështu që pjesa e parë është mbyllur me rezultat 2:2.

Pas disa gjysnërasteve të Gashajnanit të Llapit dhe Jasharit të Dritës, në minutën 28 Drita fitoi një harkim nga këndi, të cilin e dha Beaten që harkoi në brendi, ku më së larti u shkëput qendërsulmuesi I Dritës, Blerim Krasniqi, që me kokë dërgoi këndin në këndin e epërm të djathtë të portierit Ardion Bllaca.

Në minutën 32 Drita arriti të shtojë epërsinë, kur pas një harkimi të Kristal Abazajt nga brendia dhe gabimit të mbrojtësit Behar Idrizi, Granit Jashari u përvodh, bukur ndërroi anë dhe me gjuajtje të saktë qëlloi mesin e portës.

Menjëherë pas golit të pësuar, Llapi në dy raste pati mundësi të shënojë, por në të dyja ishte portieri Faton Maloku, që ia mohoi golin ekipit mysafir.

Mirëpo , në minutën 34, Fiton Ademi ia doli që të përballojë mjeshtërisht portierin Maloku dhe zvogëloi rezultatin në 2:1.

Në minutën e dytë të shtesës, Llapi ia doli që të barazojë, kur shtatshkurtri Gashjani u gjet më mirë se Pëllumbi në një harkim dhe me kokë e futi topin në rrjetë për 2:2. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like